Fillimi i sezonit pranveror dhe kjo fundjavë sportive ishte mjaftë i nxehtë në tribunat Shqiptare, pamë paraqitje mjaftë të mira të tifogrupeve tona ku numri vetëm se po shtohet pasi e dijmë që interesimi ne sezonin pranveror është më i madhë. Diçka çka e karakterizoi poashtu këtë fillim sezoni ishin transfertat e tifogrupeve pamë gjithsej 7 transferta pothuajse më shumë sesa paraqitje se vendas kjo është gjë e mirë pasi ultrasi duhët ta ndjekë klubin e zemrës kudo që shkon pa marrë parasysh ku. Në këto transferta veçojmë tifogrupet e Gjakovës ku përveq atmosferes që dhuruan nuk munguan disa fërkime mes tyre dhe tifogrupit Mitrovicas Torcida ku kjo e fundit dihet që nuk përkrah Trepçën 89, u flit se pati te therrur dhe te lenduar nga gjësendet e forta, ende nuk po arrihet mentaliteti ku do ishte mirë të mos përdoreshin gjësendet e forta por gjymturet por jemi ne Ballkan dhe e dijme si është gjendja ketu. Mentaliteti është në rritje, shpresojmë ti shohim edhe në arenë ndërkombetare tifogrupet tona pasi na jep vullnetin që të punojmë edhe më shumë.Paraqitje te mira dhuruan edhe Intelektualet, Plisat, Tirona Fanatics, Shvercerat ku numri ishte i knaqshëm sapër të dhuruar atmosferë brilante.
Comments
Post a Comment